Altin Zogaj del fitimtar edhe në ndeshjen e dhjetë të tij me një KO

09 nëntor 2022 | 21:30

Altin Zogaj nga Komorani i Drenicës fiton para kohe ndaj kundërshtarit boshnjak, Adnan Catic dhe mbetet i pa mposhtur në kategorinë e tij gjysmë të rënd (79,3kg).

Zogaj ishte aq mirë i pregaditur nga stëtrvitjet sa që nga gongu në rundin e parë e dominonte kundershtarin Adnan Catic, të cilin në rundin e tretë me një goditje në bark e detyroi referin ta numëroj kundershtarin.

Në rundin e katërt, Zogaj e godet me një “upercut“ nga dora e djathtë kundershtarin dhe e lendon aq shumë sa që s’mundet t’i përballojë goditjet e rradhes nga Zogaj i cili nuk u ndal ta godas boshnjakun deri sa referi u detyru ta ndërpres meçin.

Në këndin menaxhue të boksierit Zogaj ishte si gjithmonë vëllai i tij, Miloti, si dhe Festim Kryeziu të cilët e bënin një kordinim perfekt së bashku.

Në mbrëmjen e 5 nëntorit 2022, drenicaku Altin Zogaj kishte shumë përkrahës në Arenën sportive por vlenë të ceket idoli i Zogajt, Luan Krasniqi i cili kishte ardhur enka për ta mbështetur Altinin si dhe nipin e tij, Ardian Krasniqin.

Boksieri shqiptar, Altin Zogaj paraqitet me plotë krenari me emblem e UÇK-së të cilën e ka trashëgimi familjare në të gjitha meqet e boksit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ministra të Qeverisë së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe Xhelal…