Altin Zogaj në nëntor përballet me hungarezin Zeller
Boksieri shqiptar nga Drenica, Altin Zogaj që jeton në Gjermani më 3 nëntor në Wangen të Gjermanisë do të përballet në boksin profesionist me hungarezin Istvan Zeller, i cili ka një përvojë ta madhe në boksin profesionist me 38 fitore.
“Në përgatitje jam që njëmbëdhjetë javë. Fazën e parë e kam bërë në Stuttgart, kurse fazën e dytë në bjeshkët e Austrisë me Festim Kryeziun, i cili do të boksoj në meçin kryesor në atë mbrëmje për kampion të Evropës. Derisa fazën e tretë e kam bërë në Berlin, përkatësisht te ‘Agon Sports’ me ish-trajnerin e Luan Krasniqit, Torsten Schmitz”, ka thënë Zogaj për “Epokën e re”.
Photo: agon-sports.
Për boksierin shqiptar, kjo është lufta e tretë në boksin profesionist dhe me hungarezin përballët në kategorinë gjysme të rend deri në 79.3kg.
/Epoka e re/