Altin Zogaj shpallet “Sportist i Vitit” në Gjermani
Kryetari i komunës së Waiblingen-it, qytet në rrethinën e Stuttgartit, Sebastian Wolf, i ka ndarë çmimin “Pllakë e artë“ boksierit Altin Zogaj. Komuna e Waiblingenit numëron rreth 60.000 banorë.
Siq dihet gjatë këtij viti, Altini ka boksuar kundër italianit Riccardo Valentino të cilin e mposhti pas 10 rundeve, dhe u shpall Kampion i Europës në kategorinë gjysmë të rëndë tek Federata IBO.
Pas këtij suksesi të arritur të boksierit Altin Zogaj me prejardhje nga Drenica e Kosovës, shprërblehet nga kryetari i Waiblingenit me “Pllakën e artë“, vlerësim ky prej më i lartëve nga komuna për një Sportist që mund t’i dhurohet.
E për këtë çmim ka shkruar vet Altin Zogaj, i cili ka postuar në faqen e tij në instagram një falënderim për kryetarin e komunës së Waiblingenit, Sebastian Wolf për kujdesin e tij dhe respektin ndaj banorëve të komunës.
Përndryshe boksierin Altin Zogaj, fansat e tij, shoqëria dhe adhuruesit por edhe qytetarët e Waiblingenit e quajnë “The Golden Boy”, që në gjuhën shqipe i bie “Djali i artë”.