Altin Zogaj të shtunën bokson kundër çekut Jano

01 maj 2018 | 16:17

Boksieri nga Komorani i Drenasit të Kosovës, Altin Zogaj më 5 maj në qytetin e Nurnbergut do të debutojë në boksin profesionist në kategorinë gjysme të rënd.

Kundërshtar i Zogajt do të jetë boksieri çek, Bohuslav Jano, kurse eventin e organizon menaxheri shqiptar Astrit Ademaj.

“Jam duke u përgatitur maksimalisht me Festimin dhe trajnerët e mi pasi synoj debutim me sukses. Ndihem i lumtur se do të debutoj të shtunën dhe synoj fitore. Kjo do të jetë një sfidë e rëndësishme për mua, pasi kundërshtari ka zhvilluar 28 luftëra në boksin profesionist”, ka deklaruar Zogaj  për “Epokën e re”.

Boksieri shqiptar më boks kam filluar të merret nga viti 2015, kurse për një kohë të shkurt arriti të bëhem dy herë kampion i Republikës së Baden-Wurttemberg në 81kg, ndërkohë sukseset nuk kanë munguar as në turnet ndërkombëtar.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka vizituar të…