
Alush Gashi ftohet në Lutjet e Mëngjesit
02 dhjetor 2019
| 22:23
Njëri nga themeluesit e Lidhje Demokratike të Kosovës, Alush Gashi, është ftuar për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në SHBA.
Anëtarit të Këshillit Drejtues të LDK-së është ftuar nga komiteti mikpritës i Kongresit Amerikan, për shënimin e lutjeve të Mëngjesit. Gashi është njëri nga përfaqësuesit e LDK-së që ka siguruar lidhjet e para me zyrtarët e SHBA-së në vitet e 90-ta.
Lutjet e Mëngjesit mbahen më 6 shkurt në ora 07:30, sipas orës lokale të Uashingtonit.