Alush Gashi nga LDK-ja merr pjesë në Konventën e Partisë Demokratike në Çikago

20 gusht 2024 | 10:46

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alush Gashi është i deleguari i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku që të përfaqësoj LDK-në në Konventën e Partisë Demokratike në Çikago të SHBA-ve. Kështu është bërë e ditur nga zyra për informim e kësaj partie.

“I deleguar nga Kryetari Abdixhiku, prof. Alush Gashi po e përfaqëson Lidhjen Demokratike të Kosovës në Konventën e Partisë Demokratike në Çikago të SHBA-ve.

Prof. Gashi, do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i kandidates për President nga rradhët e demokratëve znj. Kamala Harris.

LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua është raportuar e zhdukur në Pejë. Rastin në…