
Alush Gavazaj, ‘ylli i javës’ në Superligë
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “ylli i javës” pas çdo xhiroje në elitë. Çmimi i më të mirit në javën e pestë i ka takuar futbollistit të FC Malisheva , Alush Gavazaj.
Komisioni vlerësoi se Gavazaj ishte më i merituari që skuadra e tij realizoi fitore si mysafire kundër Trepçës ‘89. Goli i parë i Alush Gavazaj është realizuar me mjeshtri e që rrallëherë shihet në futbollin tonë, teksa paraqitja e tij gjatë tërë ndeshjes ishte në nivel të lartë.
“Ky është një çmim shumë i rëndësishëm për mua dhe për rikthimin tim në Superligën e Kosovës. Shpresoj që ky është vetëm një fillim i mbarë për ecurinë e mëtutjeshme të kampionatit. Besoj se ky çmim do të më shërbej mua personalisht por edhe skuadrës për një kampionat sa më të mbarë”, ka thënë Gavazaj.