Alvarez dëshiron largimin nga City
Sezoni 2024/25 po vjen me shumë zhurmë për Manchester Cityn.
Pas thashethemeve për largimin e Ederson dhe De Bruyne, tashmë në skenë ka dalë një emër i ri që mund të largohet nga klubi.
Bëhet fjalë për sulmuesin argjentinas, Julián Alvarez, i cili është i interesuar të largohet nga klubi për të kërkuar një skuadër që do t’i ofronte atij një numër më të madh minutash.
Me Haaland që e ka eklipsuar atë në pozicionin e sulmit, Guardiola e ka testuar Alvarez në pozicione të tjera si në krahë dhe madje edhe pas shpinës së norvegjezit.
24-vjeçari Alvarez ka bërë mirë në sezonin e kaluar. Ai u impenjua në 36 ndeshje, natyrisht në shumicën prej tyre nuk e nisi titullar me kampionët e Anglisë, duke realizuar 11 gola dhe duke dhuruar 9 asiste.
Lojtari preferon që të ndërrojë mjedis, por të qëndrojë në Premier League. Alternativat janë të shumta, pasi ka mjaft skuadra që do donin që të kishin në gjirin e tyre një lojtar të një kalibri të tillë, për më tepër, një futbollist që premton shumë për të ardhmen. Ai numëron 9 gola me kombëtaren e Argjentinës, në 36 ndeshje.
Muaji gusht do të jetë vendimtar për të ardhmen e tij, me Alvarez që ka shprehur vullnetin e tij tashmë. Te Manchester City shumica e çështjeve janë zgjidhur, në pritje të sezonit të ri futbollistik.