Alvarez prezantohet te Atletico Madrid
13 gusht 2024
| 11:49
Julian Alvarez edhe zyrtarisht është transferuar në Atletico Madrid për 95 milionë euro nga Manchester Cityt.
24-vjeçari do t’i kushtojë Atelticos fillimisht 75 milionë euro, plus deri në 20 milionë euro në shtesa të arritshme, dhe do të bëhet nënshkrimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e tyre pas Joao Felixit.
Alvarez shënoi 36 gola në 103 ndeshje në një qëndrim dy vjeçar te City, duke e mbyllur sezonin e kaluar me 19 gola dhe 13 asistime në 54 paraqitje.