Alvarezi te Atletico për 95 milionë euro

06 gusht 2024 | 12:16

Julian Alvarez, do të jetë lojtar i Atletico Madridit sezonin e radhës.

Ky njëherit llogaritet të jetë transferi më i shtrenjtë i këtij afati kalimtar.

Alvarez pritet të kalojë nga Manchester City për 81 milionë funtesh, apo 95 milionë eurosh.

“Citizens” i ka dhënë atij lejen për t’i kryejë testet mjekësore në Madrid.

Skuadra angleze e ka pranuar sot ofertën për kampionin e botës, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Mbetet të shihet nëse do të realizohet deri në fund ky kalim i argjentinasit në La Liga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Jo i ndëshkuar por…