Alves: Ronaldo është kundërshtari më i vështirë që jam përballur

18 qershor 2020 | 09:37

Epoka e Pep Guardiolës te Barcelona do të mbetet gjatë në memorien e Dani Alves, i cili ka kujtime të bukura nga ajo periudhë. Për brazilianin nuk ishin ndeshje të lehta, aq më pak ndaj një kundërshtari si Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Hoy no se sale”, braziliani ka rrëfyer se portugezi ka qenë rivali më i vështirë në karrierë.

“Nuk më ka bërë kurrë që të vuaj, pasi kam qenë shumë i fokusuar, por është rivali më i vështirë me të cilin jam përballur, pa asnjë dyshim. Është një nga kundërshtar që nëse nuk je 100 për qind i fokusuar, pra nëse je 99 për qind, mund të bëj që të dukesh si budalla. Kur isha me Guardiolën, mendoj se kam që ai të vuajë më shumë se unë”, ka thënë një nga mbrojtësit më të mirë në vitet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“I can’t breathe”! Një pëshpërimë dëshpërimi që u bë britma…