Alvesi, afër Tottenhamit
15 korrik 2019
| 16:41
Mbrojtësi i Brazilit, Dani Alves pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier Ligë.
Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet angleze. Mësohet se Tottenham Hotspur tashmë e ka kontaktuar ish-mbrojtësin e Juventusit dhe Barcelonës, i cili është lojtari i lirë dhe i ka ofruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi.
Alvesi shihet si opsion i mirë për krahun e djathtë, pasi Kieran Trippier e Serge Aurier do të largohen gjatë kësaj vere nga ekipi anglez.