Alvesi: ‘Camp Nou’ ka aromë titujsh
Rikthimi i Dani Alvesit në Barcelonë është pritur mjaft mirë nga tifozët katalanas, por dhe nga vetë braziliani i cili deklaroi që ishte gjëja që dëshironte më shumë.
Ditën e sotme, 38-vjeçari është prezantuar në Kamp Nou ku nuk ka munguar spektakli. Vetë Barcelona ka shpërndarë një video ku Dani Alves i merr erë barit të fushës duke u shprehur: “Ka aromën e Camp Nout, ka aromë titujsh, kupash”.
Videoja është bërë virale në rrjetet sociale duke entuziazmuar tifozët e Barcelonës për periudhën e artë që katalanasit kaluan vite më parë, ku pjesë e skuadrës ishte dhe braziliani.
Por një tjetër detaj interesant gjatë prezantimit ishin shapkat me gisht që Dani Alvesh mbante në këmbët e tij. Ky veprim ishte jo pa shkak nga mbrojtësi, i cili në vitin 2008 ishte prezantuar me shapka me gisht kur transferohej nga Sevilja te Barcelona, dhe sipas tij kjo i solli fat.
Dani, what's that smell? pic.twitter.com/BUgEHGEK6M
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 17, 2021