Alvesi: Eriksenit do t’ia jepja ‘Topin e Artë’

29 nëntor 2021 | 16:41

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves ka befasuar me deklaratën ku thotë se “Topin e Artë” për vitin 2021 do t’ia jepte mesfushorit të Interit, Christian Eriksen.

Ish-ylli i Juventusit u rikthye te Barcelona si agjent i lirë, ndërsa nuk mund të luajë për katalunasit deri në janar. Alves thotë se është ndjenjë tjetër te Barcelona dhe që dëshiron t’iu ndihmojë në rindërtim.

“Ndjenja për rikthimin te Barcelona është ndryshe, situata është më e vështirë dhe duhet të provojmë të bëjmë gjërat mirë. Jemi në fazën e rindërtimit, klubi duhet të nis sërish”.

I pyetur për “Topin e Artë”, braziliani propozoi që Topin e Artë t’ia jepte Eriksenit shkaku i gjërave që ka kaluar.

“Eriksen e meriton Topin e Artë këtë vit. Për çfarë ka kaluar. Do ishte mesazh i fortë për të gjithë botën e futbollit”.

“Messi është më i miri, ka qenë për 20 vite, por do ishte mirë nga të gjithë nëse Eriksen e fiton”, nënvizoi ai. Ndërkohë, mbetet të shihet sonte se kush do e fitojë “Topin e Artë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi është kurorëzuar zyrtarisht si fituesi i çmimit Pichichi…