Alvesi kërkon falje: Nuk kam dashur të ofendoj askënd
Dani Alves ka kërkuar falje nëse dikush është ofenduar nga komentet e tij për Davide Astorin duke shtuar se shpeshherë duhet të jesh hipokrit për t’u vlerësuar nga njerëzit.
Mbrojtësi i majtë i Paris Saint-Germain ka shprehur keqardhje për mbrojtësin e Fiorentinas pas vdekjes së papritur të tij të dielën, por gjithashtu deklaroi se mijëra fëmijë vdesin ditë për ditë për arsye të ndryshme por askush nuk i kushton rëndësi.
Ishte një deklaratë që shkaktoi polemika, me Balotellin që ishte një nga lojtarët që sulmoi brazilianin.
Sot Dani Alves i është përgjigjur fjalëve të Marios, duke ofruar një apologji të pjesshme për fjalët e tij.
“Ajo që thotë Balotellinho më duket e tepërt pasi nuk kam dashur të ofendoj njeri. Ne jetojmë në një botë ku shpeshherë duhet të jesh hipokrit për t’u vlerësuar nga njerëzit. Gjithsesi, nëse dikush është ofenduar atëherë kërkoj falje”, është shprehur ish-lojtari i Barcelonas.