Alvesi largohet nga Barcelona

15 qershor 2022 | 22:27

Dani Alves ka konfirmuar largimin nga Barcelona. Mbrojtësit brazilian i ka skaduar kontrata me klubin katalunas dhe kësisoj është larguar si lojtar i lirë.

Alves largimin e tij nga Barcelona e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

“Tani është koha për lamtumirën tonë. Ishin tetë vjet kushtuar klubit, atyre ngjarjeve dhe asaj shtëpie… por si çdo gjë në jetë, vitet kalojnë, rrugët devijojnë dhe historitë shkruhen për ca kohë në vende të ndryshime”, ka shkruar ndër të tjera Alves në rrjetin social.

Në sezonin që sapo përfundoi, Alves u aktivizua në 16 ndeshje duke shënuar tre gola, mirëpo klubi ka zgjedhur t’i besojë përfundimisht amerikanit Dest.

Ndërkohë, mbetet për t’u kuptuar e ardhmja e Alves i cili ka si opsion rikthimin në Brazil, apo edhe idenë për të varur përfundimisht “këpucët në gozhdë”. Megjithatë, kjo e fundit vështirë të bëhet realitet pasi Alves kërkon me ngulm të jetë pjesë e Brazilit në Kupën e Botës në Katar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Anthony Fauci, kreu i Institutit Amerikan për Alergjitë dhe…