Alvesi lirohet nga burgu pasi i pagoi 1 milion euro gjobë
Dani Alves është liruar nga burgu. Ishte Gjykata e Barcelonës ajo që vendosi ta nxjerrë nga burgu yllin e dikurshëm brazilian pasi ai e kaloi çerekun e dënimit.
Ish-futbollisti i Barcelonës i ka paguar 1 milion euro gjobë për ta shmangur kështu burgun prej katër vjetësh e gjysmë, si rezultat e akuzës që e rëndonte për përdhunimin e një vajzë 23-vjeçare më 31 dhjetor të vitit 2022 në një diskotekë në Barcelonë, shkruan “Reuters”.
Gjykata ndërkohë i ka vendosur kushte ish-përfaqësuesit brazilian, i cili, nëse i thyen ato, do të rikthehet në burg. 40-vjeçari i është marrë pasaporta dhe duhet të paraqitet në Gjykatë çdo javë për ta vërtetuar prezencën e tij. Ai gjithashtu nuk ka të drejt t’i afrohet në së paku një kilometër shtëpisë, punës apo çdo vendndodhjeje të vajzës e cila e denoncoi.