Alvesi: Nuk pensionohem pa luajtur në Premierë Ligë
13 nëntor 2018
| 10:29
Mbrojtësi i PSG-së, Dani Alves, ka folur për “Telegraph”, duke theksuar dëshirën e tij për të mos e mbyllur karrierën pa luajtur në Angli.
“Ideja e mbylljes së karrierës pa luajtur në Premierë Ligë nuk është e mundur. Në Angli luhet futbolli më i pabesueshëm në botë. Mbi të gjitha, për respektin që tifozët kanë për ne futbollistët, pastaj për pasionin dhe intensitetin në fushë. Do të ishte e përkryer ta kisha mundësinë për të luajtur në kampionatin anglez. Do të ndodhë në një mënyrë, ose në një tjetër”, ka thënë Alves, i cili ka luajtur edhe për Sevillën, Barcelonën dhe Juventusin.