Alvesi, pas rikthimit në ‘Camp Nou’: Jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi
13 nëntor 2021
| 18:00
Dani Alves është rikthimi i bujshëm në “Camp Nou”. Menjëherë pasi është rikthyer si lojtari më i ri i Barcelonës që duhet të pres 1 janarin për t’u transferuar zyrtarisht, ai ka reaguar në rrjetet sociale duke iu dhënë një mesazh të gjithë tifozëve të blaugranave.
Alves ishte një dëshirë e Xavi Hernandez i cili e dëshironte mbrojtësin në skuadrën e tij për te sjellë një frymë fituese në klub.
Mbrojtësi brazilian është shprehur shumë i lumtur për këtë rikthim në shtëpinë e tij pas 5 vitesh larg saj.
“Përshëndetje. Jam këtu në Barcelonë, jam këtu me ju. Jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi. Shpresoj të takohemi së shpejti. Le ta shijojmë dhe rindërtojmë këtë skuadër që e duam të gjithë. Ju puth”, ka thënë Alves.