Amadeus bëhet partner strategjik teknologjik i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës me një marrëveshje të zgjeruar

29 qershor 2023 | 12:09

Hapi tjetër në projektin e madh të modernizimit është kalimi i aeroportit në internet “cloud” me një teknologji të re në operime dhe shërbime të udhëtarëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka qenë në rrugën e ofrimit të shërbimeve më të përparuara për udhëtarë gjatë dekadës së fundit, duke filluar me marrëveshjen 20-vjeçare të ekskluzivitetit të qeverisë së Kosovës me Limak Group në 2011. Gjatë viteve, aeroporti ka instaluar Amadeus Altéa për kontrollin e nisjes për ofruesit e shërbimeve në tokë duke mundësuar kështu shërbime më të qëndrueshme për pasagjerë dhe systemin e Amadeus për bashkërendimin e bagazheve për të zvogëluar trajtimin e pakujdesshëm, si dhe proceset e automatizuara të regjistrimit të udhëtarëve dhe lëshimit të bagazheve të mundësuar nga Amadeus.

Sot, Limak Kosovo International Airport Sh.A., kompania operuese e aeroportit, forcon partneritetin e saj strategjik afatgjatë me Amadeus duke migruar të gjitha zgjidhjet e veta të trajtimit të pasagjerëve nga fillimi deri në fund përmes internetit, për të rritur opsionet e vetë-shërbimit për udhëtarët dhe për të ofruar një përvojë më të këndshme në aeroport.

Pasagjerët tani do të jenë në gjendje të regjistrohen në kioskat e vetë-shërbimit, të hedhin çantat e tyre në vendet e vetë-shërbimit, të skanojnë kartelat e tyre të imbarkimit nga telefonat celular ose të printuara duke përdorur zgjidhje të automatizuara dhe të kalojnë nëpër pika kontrolli të automatizuara para sigurimit deri në portat e imbarkimit. Të gjitha këto do të përshpejtojnë kontrollet e pasagjerëve dhe do të zvogëlojnë gabimet njerëzore. Duke hequr varësinë e aeroportit në teknologjinë fikse të trashëguar, shërbimet e pasagjerëve tani mund të rriten ose zvogëlohen shpejt në bazë të kërkesës së pasagjerëve dhe pikat e shërbimit të pasagjerëve mund të vendosen ose zhvendosen kudo përbrenda Terminalit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës gjithashtu do të prezantojë Airport Management Suite (AMS) të Amadeus për të menaxhuar informacionin për oraret e fluturimeve një vit më parë, duke u ofruar të gjithë palëve të interesuara të aeroportit një pasqyrë të përbashkët afatgjatë operacionale dhe rritjen e efikasitetit. Sistemet e reja operacionale ofrojnë dhe përditësojnë informacione të rëndësishme të fluturimeve në lokacionet kryesore rreth aeroportit dhe prezantojnë algoritme të avancuara optimizimi që menaxhojnë më mirë burimet e përbashkëta të aeroportit si vendqëndrimet, portat dhe sportelet e kontrollit në mesin e linjave ajrore që operojnë nga Prishtina.

Gökmen Aritay, COO, Limak Kosovo International Airport JSC, tha: “Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Thellimi i partneritetit tonë me Amadeus ishte hapi tjetër logjik në projektin e madh të modernizimit të teknologjisë që po ndërmarrim aktualisht dhe ne mezi presim të ofrojmë shërbime më të shpejta dhe më efikase për udhëtarët tanë. Ne synojmë të jemi një nga aeroportet me performancën më të mirë në Evropë dhe teknologjia bashkëkohore është në qendër të strategjisë sonë.”

Yannick Beunardeau, SVP Operimet e Aeroportit & kompanive ajrore EMEA, Amadeus shtoi: “Pasagjerët presin një përvojë të këndshme dhe pa stres në çdo pikë shërbimi në Terminal. Me qëllimin tonë për ta bërë përvojën e udhëtimit më të mirë për të gjithë, kudo, ne jemi të kënaqur që jemi zgjedhur si partneri strategjik teknologjik i Aeroportit Limak të Prishtinës pas kaq shumë vitesh partneritet. Është një besim i madh që pothuajse të gjitha proceset e pasagjerëve dhe të operimeve në aeroport tani mundësohen nga teknologjia Amadeus.”

 Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës do të kalojë në mënyrë progresive në elementët e rinj të zgjidhjeve të Amadeus për trajtimin e pasagjerëve dhe menaxhimit të aeroportit nga fillimi në fund gjatë vitit 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa shtete e kanë dënuar ashpër djegien e Kuranit –…