Amadi Ikpeze përforcon KB Rahoveci

09 tetor 2020 | 13:59

Amadi Ikpeze është basketbollisti më i ri që është transferuar nga skuadra e Rahovecit. Lajmin e ka konfirmuar KB Rahoveci përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

“Po kompletohemi me hapa të sigurt dhe nënshkrimi me lojtarin tonë të ri, Amadi Ikpeze, vetëm sa e konfirmon këtë fakt. Amadi Ikpeze është vetëm 22-vjeçar, lojtar mjaft i talentuar që luajti në Pozitën e Qendrës (C) për ekipin St. Bonaventure në kampionatin amerikan të kolegjeve. Ai pritet të jetë së shpejti në dispozicionin e kryetrajnerit, Bujar Loci”, thuhet në njoftim e KB Rahoveci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shenoll Temo shpall te pavlefshme 2 dëftesat shmlt "11 Marsi"…