Amandamentohet marrëveshja financiare IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe BE-së
13 dhjetor 2021
| 16:51
80 deputetë të Kuvendit të Kosovës në seancën që po mbahet këtë të hënë kanë votuar për ratifikimin e Amandamentimit numër një të marrëveshjes financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE).
Shefat e grupeve parlamentare kanë deklaruar se këtë marrëveshje e kanë mbështetur edhe në komision dhe për atë të gjithë votojnë për.
Ndryshe deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë zhvillimin e seancës parlamentare.