Amaneti i pazakontë, gruaja varroset në arkivol me logo çaji
05 nëntor 2019
| 11:00
Një grua në Britani e cila konsumonte 40 gota çaji në ditë është vendosur në një arkivol me logon e çajit të saj të pëlqyer. Mesatarisht ajo konsumonte një gotë në 24 minuta.
73-vjeçarja nga Leicesteri ndërroi jetë para dy ditësh, por ajo e kishte bërë të qartë amanetin. Ajo i kishte kërkuar vajzës që ta vendoste në arkivolin me logon “Typhoon Box”.