‘Amatorizëm, kaos total’, Kica-Xhelili me kritika për ligjet e propozuara nga pushteti
21 shtator 2023
| 12:31
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka komentuar ligjet e propozuara nga pushteti aktual.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se ekziston një problem “tepër serioz me ligjet që po i kalon pozita”.
Sipas saj, ligjet e propozuara nga pushteti janë në kundërshtim me Kushtetutën, praktikat e BE-së dhe janë të pazbatueshme.
“Përveç që janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe praktikat e BE-së, janë thuajse të shkruara të mos zbatohen. Përveç që janë të pazbatueshme, janë në kundërshtim me ligje tjera që vet po i sjellin. Kjo do ta shkaktoj një kaos total në drejtësi edhe ashtu të brishtë”, ka shkruar Kica-Xhelili.