“Amazon” do të investojë 1 miliard dollarë në Indi

15 janar 2020 | 12:01

Shefi i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos ka njoftuar se do të realizojë investime të mëdha në Indi, duke thënë se ky shtet është kyç për rritje të tregut.

Bezos ka thënë se kompania e tij do të investojë 1 miliard dollarë në digjitalizim të bizneseve të vogla dhe të mëdha, duke u lejuar atyre që të shesin online.

Duke folur në Nju Delhi në një konferencë, Bezos ka thënë se shekulli 21, do të jetë “shekulli indian”.

Vizita treditore e miliarderit në Indi, pritet të përcillet me protesta masive.

Mijëra kompani të vogla tregtare nga 300 qytete kanë planifikuar mbajtjen e protestave, për shkak të asaj që e konsiderojnë ndikim negativ të kompanisë “Amazon” në prodhuesit e tregut lokal.

Por, Bezos i ka mohuar pretendimet e tilla.”Dinamika, energjia, rritja. Ky shtet ka diçka të veçantë, dhe kjo është demokraci”, ka deklaruar ia gjatë konferencës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga hapja e llogarisë në rrjetin social “Instagram”, aktorja…