“Amazon Go”, blerje në supermarket “pa paguar”
22 janar 2018
| 12:49
Në një lëvizje që pritet të revolucionarizojë të gjithë mënyrën sesi kryhen blerjet, Amazon çeli supermarketin e saj të parë pa staf dhe kasierë.
“Amazon Go”, që gjendet në Seattle, është testuar nga punonjësit e kompanisë përgjatë gjithë vitit të kaluar e tani, duket se ishte gati për prezantimin e madh.
Supermarketi përdor mini-sensorë dhe kamera të vendosura në tavan për të identifikuar secilin blerës e për të gjurmuar produktet e përzgjedhura prej tyre, në një proces qe eliminon nevojën e faturimit. Pagesa do të tërhiqet nga kartat e kreditit të klientëve kur ata të largohen nga dyqani.
Përpara se të hynë atje, blerësve do t’iu duhet të aktivizojnë aplikacionin e “Amazon Go” në celularët e tyre të cilët më pas do t’i skanojnë./tch