Amazon krenohet me “Alexa”-n
04 shtator 2018
| 11:45
Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Amazon”, Daniel Rausch ka dol në një skenë në Berlin para një turme të madhe njerëzish për të treguar disa statistika të mrekullueshme të produktit ‘Alexa’.
‘Alexa’ është asistenti me zë që prodhohet nga “Amazon” dhe është ndër produktet më të shitura të kompanisë.
“Deri më tani Alexa ka kënduar këngën Urime Ditëlindja me miliona herë përdoruesve dhe ka treguar mbi 100 milionë shaka” ka deklaruar Rausch.
Në fillim të vitit “Alexa” ishte e integruar në 4000 pajisje, kurse tani është e integruar në 20000 pajisje. Tash kompania është duke punuar që “Alexa”-n ta integroj në hotele, vetura dhe zyra.