Amazon lehtëson blerjet për konsumatorët ndërkombëtarë
18 prill 2018
| 12:31
Kompania Amazon.com ka njoftuar të mërkurën për mundësinë e blerjeve ndërkombëtare, të cilat do t’iu mundësojnë konsumatorëve të kenë qasje në më shumë se 45 milionë produkte nga ShBA-ja në shtetet e tyre.
Kompania ka bërë një hap tutje globalizimit në shërbimet e tregut online duke shtuar këtë mundësi dhe duke bërë më të përdorshëm aplikacionin në telefonat mobilë.
Përmes mundësisë së blerjeve ndërkombëtare, konsumatorët mund të kërkojnë për gjërat e tyre të preferuara në pesë gjuhë duke përfshirë atë spanjolle, angleze, kineze, braziliane, portugeze dhe gjermane. Aplikacioni do të kalkulojë edhe çmimin e transportit dhe detaje tjera.