“Amazon” pritet të hap selinë në zonën e Uashington DC

04 nëntor 2018 | 20:38

Kompania e blerjeve me pakicë “online”, “Amazon”, tashmë është në “bisedime të avancuara”,  se do të hapë selinë e dytë në një zonë metropolitane të Uashingtonit, njoftoi “Uashington Post” në një letër drejtuar themeluesit dhe shefit ekzekutiv të “Amazon”, Jeff Bezos.

“Amazon”, me seli në Seatle, po konsideron seriozisht idenë se do të hapë një seli të re në një zonë të njohur si Crystal City, një kompleks i madh rezidencial dhe i zyrës në Arlington të Virxhinias, e cila ndodhet në jug të Uashingtonit, njoftoi “Uashington Post”.

Gjigandi i shitjeve me pakicë, vitin e kaluar njoftoi se po kërkonte të hapte një zyrë të dytë diku në SHBA, e cila kjo shpërngulje mund të sillte 50.000 vende të reja pune. Zona metropolitane e Uashingtonit është konsideruar prej kohësh një konkurrent i lartë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili,  ka thënë se gjatë ditës…