Ambasada amerikan falënderon O’Brienin për vizitën: Bisedat u fokusuan në partneritetin e qeverisë me ne

22 tetor 2024 | 11:11

Ambasada amerikane në Prishtinë ka falënderuar ndihmëssekretarin James O’Brien për vizitën e tij në Kosovë.

Në një shkrim të publikuar në llogarinë zyrtare në “Facebook”, ambasada ka thënë se bisedat me liderët u fokusuan në partneritetin me ShBA-në.

“Faleminderit ndihmës sekretarit O’Brien për vizitën e tij në Kosovë. Bisedat e rëndësishme me liderët e qeverisë u fokusuan në partneritetin me ne për të përmirësuar paqen dhe prosperitetin, për të siguruar që të gjithë qytetarët të jetojnë në kushte të dinjitetshme dhe të sigurisë, si dhe për të avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike si një shtet modern, multietnik dhe evropian”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zgjerimit të hetimeve në rastin e shlyerjes së paligjshme…