Ambasada amerikane anulon aplikimet për viza

16 mars 2020 | 12:46

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë ka njoftuar qytetarët se që nga 14 marsi ka anuluar aplikimet për viza emigruese dhe joimigruese.

Në njoftimin e ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, është bërë me dije se shërbimet do të rifillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, mirëpo nuk ka dhënë datë të saktë.

“Që nga 14 marsi Ambasada e ShBA-së në Prishtinë – Kosovë, ka anuluar terminët për viza emigruese dhe joimigruese. Në këtë kohë termini juaj për vizë është anuluar. Ne do t’i rifillojmë shërbimet e zakonshme për viza sa më shpejt të jetë e mundur, por nuk jemi në gjendje të sigurojmë një datë specifike në këtë kohë. Tarifa MRV është e vlefshme dhe mund të përdoret për një aplikim vize në vendin ku është blerë brenda një viti nga data e pagesës. Nëse keni një çështje urgjente dhe keni nevojë të udhëtoni menjëherë, ju lutemi ndiqni udhëzimet e dhëna në Shërbimin e Emërimit të Vizave të Departamentit të Shtetit të ShBA-së për të kërkuar një termin urgjent”, është thënë në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi blejnë kafen në gota plastike në një furrë buke…