Ambasada amerikane dhe britanike kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses për tokat rreth Manastrit të Deçanit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Britanisë së Madhe, po kërkojnë nga institucionet e Republikës së Kosovës që të implementohet dhe respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i Republikës së Kosovës lidhur me kontestin pronësor mes Komunës dhe Manastirit të Deçanit.
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë përmes një reagimi në llogarinë zyrtare në “Twitter”, kanë thënë se Qeveria e Kosovës për 3 vite me radhë është duke dështuar që të implementojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen pronësore në Deçan.
Sipas kësaj ambasade, një gjë e tillë është një goditje për drejtësinë e barabartë dhe sipas tyre një refuzim i tillë i institucioneve për të respektuar vendimet e Kushtetueses mund të ndikojë edhe tek investitorët e huaj të mundshëm. “Tri vjet dështim i qeverisë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pronës në Deçan. Është goditje për një drejtësi të barabartë. A mundet që ndonjë qytetar ose ndonjë investitor i huaj i mundshëm të mbështetet në gjykatat e Kosovës kur Qeveria mund të zgjedhë që të injorojë autoritetin e gjykatave”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Three years of failure by the Government to enforce Constitutional Court’s decision on Decan/i land case is a blow to equal justice. Can any citizen – or any potential foreign investor – rely on Kosovo courts when the Government can choose to ignore the courts’ authority? pic.twitter.com/B7dOyn5XGL
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 17, 2019
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë të cilët kanë bërë thirrje që autoritetet e Kosovës të implementojnë vendimin e Kushtetueses i cili ka konfirmuar se pronat përreth janë të Manastirit të Deçanit. “Në përvjetorin e e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të muajit maj 2016, që ka konfirmuar pronësinë e Manastirit të Deçanit për tokat përreth, ne bëjmë përsëri thirrje që autoritetet e Kosovës të implementojnë këtë vendim. Sundimi i ligjit duhet të aplikohet nga të gjithë, pavarësisht lidhjeve politike apo të tjera”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.
On the anniv. of the Constit. Court decision of May 2016, confirming the Decan/i Monastery’s ownership of surrounding land, we call again on the authorities of 🇽🇰 to implement this decision. #RuleofLaw must be applied by all, regardless of their political or other affiliations.
— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) May 19, 2020
(A. M / Epoka e re).