Ambasada Amerikane: Dilni dhe votoni për të siguruar demokracinë

14 nëntor 2021 | 11:45

Ambasada Amerikane në Kosovë, ka inkurajuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

I ngarkuari me punë në këtë ambasadë, Nicholas Giacobbe ka ftuar qytetarët që të dalin në votime dhe t’i formësojnë prioritetet lokale.

Giacobbe në një postim në Twitter thotë se duhet votuar për të siguruar demokracinë.

“Mos e humbisni mundësinë për të formësuar prioritetet dhe vendimmarrjen në qeverisjen lokale. Dilni dhe votoni për të siguruar demokracinë për ju dhe familjen tuaj”, shkruan ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memeli Krasniqi dhe…