
Ambasada Amerikane i dhuron MPB-së mjete mbrojtëse nga Covidi
07 tetor 2020
| 13:52
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka pranuar një donacion nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Ky donacion përmban mjete mbrojtëse nga Covid-19, si maska shumëpërdorimshe, dezinfektues dhe dorëza, që janë të destinuara për MPB-në dhe tri agjencitë e saj.
Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, e ka falënderuar Ambasadën Amerikane për ndihmën e vazhdueshme, duke shtuar se institucionet janë duke e bërë të pamundurën në luftimin e pandemisë.