Ambasada Amerikane i reagon Dodikut për “ligjin e ri zgjedhor”: Sulm ndaj Marrëveshjes së Dejtonit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnjë dhe Hercegovinë i ka reaguar liderit serb, Milorad Dodik për ndërmarrjen e tij të një ditë më parë për ndryshimet në ligjin zgjedhor.
Ai i bëri thirrje parlamentit të nivelit shtetëror të refuzojë ndryshimet në ligjin kombëtar të vendosura këtë javë nga Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt.
Sipas kësaj ambasade konkluzionet dhe legjislacioni që Dodik dhe partnerët e tij në koalicionin qeverisës të Republika Srpska nxorën dje përmes Asamblesë Kombëtare përfaqësojnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj strukturës shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës dhe Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.
“Siç bëjnë shpesh z. Dodik dhe miqtë e tij, ata demonstruan përbuzjen e tyre për demokracinë dhe pluralizmin politik me gjuhën e neveritshme që u drejtuan anëtarëve të asamblesë që kundërshtuan këto masa. Kjo është fatkeqësisht në përputhje me fushatën e vazhdueshme të z. Dodik për t’i privuar banorët e Republika Srpska nga të drejtat dhe liritë e tyre themelore”, thuhet në qëndrimin e ambasadës amerikane.
“Nuk është për t’u habitur që z. Dodik dhe simpatizantët e tij sulmuan veprimin e fundit të Përfaqësuesit të Lartë për të forcuar integritetin e procesit zgjedhor, duke qenë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme paraqesin një kërcënim ekzistencial për partitë që mbështeten në mashtrime për të ruajtur kontrollin e tyre në pushtet. Projektligji zgjedhor i Republika Sërpska i miratuar dje do të uzurponte kompetencat e nivelit shtetëror dhe do të krijonte një sistem zgjedhor paralel. Është një shembull tjetër i politikave destruktive, anti-Dayton të zotit Dodik, të cilat kanë penguar rrugëtimin e Bosnjës dhe Hercegovinës drejt integrimit euroatlantik”.
Seanca e djeshme e asamblesë kombëtare për ambasadën amerikane është dëshmi se Dodik nuk kujdeset për njerëzit, përfshirë banorët e Republika Sërpska.