Ambasada amerikane ia dorëzon Qeverisë së Kosovës raportin për Ujmanin
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar raportin përfundimtar të Departamentit për Energji të Shteteve të Bashkuara, për menaxhimin e ujit të liqenit të Ujmanit, sipas një nga zotimeve të marrëveshjes së 4 shtatorit, që qe nënshkruar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë.
Me anë të një komunikate për media, ambasada ka njoftuar se këtë raport ia ka dorëzuar qeverisë së Kosovës.
“Sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe ajo në Beograd ua kanë dorëzuar Qeverive respektive planin e Departamentit Amerikan për Energji dhe Pacific Northwest National Laboratory për menaxhimin e ujit në Liqenin e Ujmanit/Gazivodës, duke përmbushur një nga zotimet e Marrëveshjes së Uashingtonin e nënshkruar më 4 shtator”, është thënë në njoftimin e Ambasadës në “Twitter”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka kërkuar që marrëveshja e arritur më 4 shtator të vitit të kaluar me Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbushet patjetër.
Ditë me parë, zëdhënësi i qeverisë Perparim Kryeziu, ka deklaruar se kjo marrëveshje s’ka vlerë juridike.
Today @USEmbPristina & @USEmbassySerbia delivered the @ENERGY @PNNLab report on water management at Ujmani/Gazivode to the Kosovan and Serbian governments, fulfilling one of the September 4 Washington commitments. https://t.co/mLJs3olj0q
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) June 23, 2021