Ambasada amerikane kërkon nga partitë të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

22 dhjetor 2020 | 10:10

Gjykata Kushtetuese e Kosovës mbrëmë ka marrë vendim për ankesën e LV-së lidhur me ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti, ku vendimi e dërgon vendin në zgjedhje të reja brenda 40 ditëve.

Pas këtij vendimi, ka reaguar ambasada e ShBA-së në Kosovë, raporton “Epoka e re”.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti është padyshim një nga lojtarët më…