Ambasada amerikane: Kontrolli i vizave s’ndalet, kush nuk zbaton ligjet dhe rregullat i revokohet viza

25 mars 2025 | 12:30

Ambasada amerikane në Kosovë ka njoftuar se kontrolli i vizave nuk ndalet as pas lëshimit të tyre.

Në një postim në “Facebook”, kjo ambasadë ka theksuar se ShBA-ja i kontrollon vazhdimisht mbajtësit e vizave dhe paralajmëroi për revokim të vizave për ata që s’i zbatojnë ligjet dhe rregullat e emigracionit të ShBA-së.

“Kontrolli i vizave në ShBA nuk ndalet pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të ShBA dhe ne do t’ua revokojmë vizat dhe do t’i dëbojmë nëse nuk e bëjnë këtë”, ka njoftuar Ambasada amerikane në Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për një video…