Ambasada amerikane: Lidhjet ekonomike, komponent kyç i marrëdhënieve Kosovë – ShBA

30 prill 2025 | 13:39

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka bërë me dije se lidhjet ekonomike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë një komponent kyç i marrëdhënies dypalëshe mes dy vendeve.

Në një postim në “Facebook” ka treguar se të mërkurën është diskutuar për rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve, si dhe për pjesëmarrjen e bizneseve kosovare në samitin e investimeve “SelectUSA”.

“E ngarkuari me punë në ambasadë, Anu Prattipati dhe zyrtarët e ambasadës amerikane patën një takim të shkëlqyer me Klubin e Biznesit të Kosovës për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm. Ne mezi presim të mirëpresim bizneset kosovare në Maryland për ‘SelectUSA’ në maj”, ka njoftuar ambasada e ShBA-së në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti GAP ka publikuar të mërkurën raportin “Emigrimi dhe tregu…