Ambasada amerikane në Kosovë: Dilni dhe votoni, bëjeni atë në mënyrë të sigurt

14 shkurt 2021 | 13:17

Ambasada Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin sot të votojnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke iu përmbajtur rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Sipas Ambasadës Amerikane, qytetarët duhet të mbajnë distancën dhe të ndjekin udhëzimet.

“Mos lejoni që pandemia t’ju ndalojë të luani rolin tuaj në përcaktimin e së ardhmes së Kosovës. Dilni dhe votoni, por bëjeni atë në mënyrë të sigurt – mbani distancën tuaj, vishni një maskë, dhe ndiqni udhëzimet e punëtorëve të zgjedhjeve vendore”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në rrjetin social “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erling Haaland i cili është një nga sulmuesit më të…