Ambasada amerikane në Kosovë: Mezi presim të punojmë me qeverinë e re

15 shkurt 2021 | 17:10

Pas zgjedhjeve të djeshme, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë ka theksuar se qëndron në krah Kosovës dhe se mezi pret të punojë me qeverinë e re.

“I përgëzoj qytetarët e Kosovës, që dëshmuan përkushtimin për demokraci dhe vizion të së ardhmes. Amerika qëndron krah Kosovës dhe mezi pret të punojë me qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkët për paqe, drejtësi dhe prosperitet”, është thënë në reagimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, të cilin e ka publikuar në faqen zyrtare në “Twitter”.

Sipas rezultatit nga numërimi i 99.25 për qind e votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje po prin me 47.89 për qind, duke shënuar kështu fitoren më të thellë të një partie ndonjëherë në Kosovën e pasluftës.

E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës me 17.36 për qind, ndërsa e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08 për qind

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stefano Domenicali, ish-drejtori sportiv i Ferrarit, ka një plan të…