Ambasada Amerikane në Shqipëri reagon për protestën e opozitës: Dhuna është jodemokratike
11 maj 2019
| 22:41
Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka dënuar dhunën në protestën e sotme të opozitës.
“Ambasada e SHBA-së dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”, është thënë në deklaratën e Ambasadës Amerikane.