Ambasada amerikane përgëzon filmin “Zgjoi”

22 dhjetor 2021 | 11:42

Ambasada amerikane në Prishtinë ka uruar regjisoren Blerta Bashollin dhe tërë ekipin e filmit “Zgjoi”, për futjen në listën e ngushtë për nominim nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, Oscars, në kategorinë Filmi Ndërkombëtar me metrazh të gjatë.

“Lajm i mrekullueshëm! Hive u përfshi në listën e ngushtë në kategorinë e Filmit Ndërkombëtar për Çmimet e 94-ta të Akademisë. Bravo Blerta Basholli dhe ekipit!”, ka shkruar ambasada amerikane në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atdhe Xharavina foli mbremjen e sotme për raportin e tij…