Ambasada Amerikane përgëzon Kuvendin për miratimin e ligjeve të Agjendës Evropiane
24 nëntor 2018
| 13:58
Ambasada Amerikane ka vlerësuar lart rolin e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pakos së ligjeve për Agjendën Europiane të Reformave, respektivisht ligjet që lidhen me reformat në sistemin e drejtësisë.
“Uroj Kuvendin e Kosovës për punën e bërë në koordinim mes gjitha partive për të miratuar ligje kyçe që përmirësojnë efikasitetin e drejtësisë, zgjerojnë të drejtat e grave në trashëgimi, mbyll vakumet ligjore ndaj krimit dhe i mbron ata që raportojnë korrupsionin. Sfida e ardhshme është zbatimi konsistent”, ka shkruar në llogarinë e saj në “Twitter” u.d ambasadorja Amerikane në Kosovë, Colleen Hyland.