Ambasada amerikane: Politika të qëndrojë larg zgjedhjeve në UP
23 korrik 2020
| 16:17
Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë thirrje që politika të qëndrojë larg nga zgjedhjet e ardhshme në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Në llogarinë e saj në “Twitter”, kjo ambasadë ka shkruar se lidership i këtij universiteti duhet të zgjidhet në bazë të meritave profesionale dhe akademike.
“Zgjedhjet e ardhshme të Universitetit të Prishtinës duhet të mbesin të lira nga politika. Ky lidership jetik i institucionit duhet të zgjidhet në bazë të meritave profesionale dhe akademike”, është thënë në reagimin e ambasadës amerikane.
(M.K / Epoka e re)