Ambasada amerikane publikon foton, Nënë Tereza në Shtëpinë e Bardhë

05 shtator 2018 | 14:02

Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar në faqen e saj në “Facebook” një fotografi të Nënë Terezës me presidentin Ronald Regan në Shtëpinë e Bardhë.

Në fotografi shihet Nënë Tereza duke qeshur me presidentin e asaj kohe.

“Foto e Ditës, 13 qershor 1986. Presidenti Ronald Regan qesh së bashku me Nënë Terezën dhe Motrën Frederik, ndërsa të tre takohen në Shtëpinë e Bardhë. Nënë Tereza u dekorua me Medaljen e Lirisë nga Presidenti Regan dhe mori titullin qytetare nderi amerikane nga Presidenti Klinton në 1996”, shkruan në faqen e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se Ardijan Ismajli…