Ambasada Amerikane reagon për shkarkimin e bordit të RTK-së, e quan të nxituar dhe të njëanshëm
09 korrik 2021
| 13:41
Ambasada Amerika ka dalur me zë kritik ndaj shkarkimit të anëtarëve të bordit të RTK-së.
Të nxituar dhe të njëanshëm e ka vlerësuar shkarkimin e shtatë anëtarëve të bordit të RTK-së dje në Kuvend. “Derisa kosovarët meritojnë llogaridhënie, shkarkimet duhet të jenë të bazuara në dëshmi transparente, ashtu siç emërimet duhet të bazohen në meritë. Shkarkimet e nxituara të njëanshme dëmtojnë institucionet publike dhe nuk trajtojnë problemet strukturore. Reformat efektive afatgjata kërkojnë një qasje të qëllimshme, metodike duke i lënë interesat e Kosovës të parët dhe politikën partiake” thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.