Ambasada amerikane: Rrugë të mbarë Donald Lu
18 shtator 2018
| 12:58
Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në “Facebook” i ka uruar rrugë të mbarë ambasadorit Donald Lu, i cili përfundoi mandatin e tij.
Donald Lu qëndroi për katër vite si ambasador në Shqipëri, tani ai do të vazhdojë karrierën diplomatike si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kirgistan.
“Rrugë të mbarë, Ambasador Lu!”, shkruhet përkrah fotos -karikaturë që ka zgjedhur ambasada.