Ambasada amerikane shkruan për vizitën e Chollet në Kosovë
Gjatë ditës së djeshme në Kosovë ka qëndruar këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Chollet ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të lartë shtetërorë.
Si fillim ai ka takuar presidenten Vjosa Osmani, e më pas kryeministrin Kurti.
Ndërsa sot nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë dhënë detaje në lidhje me këtë vizitë, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
“Të nderuar të presim këshilltarin Chollet dhe delegacionin e tij për një vizitë dje në Kosovë. Këshilltarit Chollet iu bashkua ambasadori Hovenier, zëvendës ndihmës sekretari Escobar dhe zëvendësndihmëssekretari i Mbrojtjes, Boyer, të cilët u takuan me zyrtarë të lartë të Kosovës, liderët e qeverisë dhe opozitës, si dhe përfaqësues nga media dhe shoqëria civile”, është thënë në njoftim.