Ambasada Amerikane: Shqipëria ta shtojë ritmin e reformave
Pas vendimit të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë vitin e ardhshëm, ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Tiranë.
Selia diplomatike amerikane ka përgëzuar Shqipërinë për marrjen e një afati zyrtar për nisjen e negociatave.
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka vlerësuar ecurinë e reformave të bëra deri më tani dhe ka bërë thirrje në luftimin e krimit.
“Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Shqipëri.